top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GROR: U ARRESTUA ARBEN KARAJ | 2 ARMË ZJARRI PUSHKË + MUNICION LUFTARAK DHE 1 MJET PRERËS (THIKË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 10
  • 2 min read

Fshati Gror, Pezë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Karaj, me moshë 53 vjeç.

 

Gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Gror, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

 

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page