FSHATI KËMISHAJ; DIVJAKË | FAMILJA KONI U BËN THIRRJE STRUKTURAT PËRGJEGJËSE TË SHTETIT SHQIPTAR (POR EDHE SUBJEKTE PRIVATE) T’U MUNDËSOJNË NJË BANESË | JANË TË SËMURË DHE TË PAAFTË INTELEKTUALISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Fshati Këmishaj, Divjakë, Shqipëri | Katër pjesëtarët e familjes Koni në fshatin Këmishaj të bashkisë së Divjakës banojnë në një banesë të rrënuar. Nga dita në ditë rrezikojnë jetën e tyre.
Djali i familjes Koni shprehet se jeta në këtë banesë është e vështirë. Ai mes vështirësive në të folur shpehet se ka lindur dhe është rritur në këto kushte.
Ai deklaroi se gjithçka që bie jashtë futet brenda. Të katërt pjesëtarët e familjes janë me probleme të shumta shëndetësore dhe njëkohësisht vuajnë nga paaftësia intelektuale.
Ata bëjnë apel që strukturat përgjegjëse të shtetit shqiptar por edhe subjekte private t’u mundësojnë një banesë.
Sidomos partitë e mëdha politike - që po shpenzojnë milona € dhe $ në fushatë zgjedhore dhe në propagandë gebelsiane për të mashtruar zgjedhësit - i kanë të tëra mundësitë që t'u mundësojnë një banesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments