FSHATI LIBONIK: POLICIA E SHTETIT GJETI 3 ARMË ZJARRI TE VENDI I QUAJTUR “POMPAT”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Fshati Libonik, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën:
1- 3 Armë zjarri të mbështjella me qese plastike (1 armë automatike kallashnikov + 2 pushkë).
Gjetja e tyre u bë në fshatin Libonik.
Njoftim | Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë).
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments