top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LIKMETAJ I DURRËSIT: U ARRESTUA ILIRJAN MICI | GJYKATA E MADRIDIT I KISHTE SHQIPTUAR MASËN E SIGURIMIT “ARREST NË BURG” | DROGË + GRUP KRIMINAL: DËNIMI PENAL MAKSIMAL 26 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 2 min read

Fshati Likmetaj, Durrës, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ilirjan Mici, banues në fshatin Likmetaj të Durrësit.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjeve në Mbretërinë e Spanjës, i akuzuar për grup të organizuar kriminal dhe trafik droge.

 

Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka shqiptuar masën e sigurimit vetajak “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale.

 

Njoftim | Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghots”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

 

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 28-vjeçari.

 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ghost”.

 

Gjatë këtij operacioni, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.

 

Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page