FSHATI LLAUSHË; PODUJEVË | U ARRESTUA HALIM FAZLIU: IU GJET ARMË ZJARRI NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Llaushë, Podujevë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Halim Fazliu, me moshë 30 vjeç.
Gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë zjarri e llojit “Zoraki” me gaz (bashkë me një karikator).
Në datën 1 janar të vitit 2025 ai kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale virtuale duke mbajtur një armë zjarri.
Tashmë ai është hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments