top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LUNDËR; TIRANË | U SHTI ME ARMË ZJARRI NDAJ AREC STAFËS + KJAN MULLAIT + MARKO BARDHI DEMIRAJT + DIOR DEMIRAJT (ME MOSHË 11 VJEÇ): GJENDEN NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Fshati Lundër, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se disa veta mbetën të plagosur me armë zjarri.


Ata janë:

1- Z. Arec Stafa, me moshë 34 vjeç.

2- Z. Kjan Mullai, me moshë 19 vjeç.

3- Z. Marko Demiraj, me moshë 17 vjeç.

4- I mituri Dior Demiraj, me moshë 11 vjeç.


Njëri prej të plagosurve është i biri i pronarit të shoqërisë së sigurimit fizik (polici private) “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.


Autoritetet e hetimit penal gjetën një automjet të djegur që mban targën AA 040 YV.


Njoftim | Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

 

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Automjeti ku udhëtonin subjektet ndaj të cilëve u shti me armë zjarri.
Automjeti ku udhëtonin subjektet ndaj të cilëve u shti me armë zjarri.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page