FSHATI MAXHARRË; MALISHEVË | U ARRESTUA ARBEN KASTRATI; AKUZOHET PËR DHUNË NË FAMILJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Maxharrë, Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arben Kastrati, me moshë 40 vjeç.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj bashkëshortes.
Sipas dëshmisë së viktimës, dhuna ka qenë e vazhdueshme; pas intervistimit policor viktima u dërgua për kontroll mjekësor; me dëshirën e saj ajo shkoi të strehoej në banesën e prindërve të saj në fshatin Dabidol, të Rahovecit.
Ndaj tij kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunë në familje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments