FSHATI NARTË; VLORË | U ARRESTUA ROBERT PEKMEZI: U KAP DUKE NGARË NJË AUTOMJET QË E KISHTE VJEDHUR + THEU MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË SHTËPI”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Robert Pekmezi, me moshë 53 vjeç.
Ai akzuohet se theu masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” të shqiptuar ndaj tij nga gjykata.
Njoftim | DVP Vlorë/ Goditet një tjetër rast i përsëritur i vjedhjes së pronës, finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, nga Komisariati i Policisë Vlorë.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet tip furgon. Vihet në pranga 53-vjeçari, në Vlorë.
Në kuadër të veprimeve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e sigurisë publike, kanë intensifikuar patrullimet dhe kontrollet në të gjithë territorin që mbulojnë.
Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.
Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments