FSHATI PLANË; LEZHË | U VRA ME ARMË ZJARRI GJOVALIN PRENDI - I ATI I ROAN BRAHIMIT (I NJOHUR EDHE SI SIDOREL PRENDI I CILI GJITHASHTU U VRA ME ARMË ZJARRI NË ATHINË PËR LARJE HESAPESH MES BANDAVE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read
Updated: 17 hours ago

Fshati Planë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Gjovalin Prendi u vra me armë zjarri (me moshë 64 vjeç).
Ai është i ati i z. Roan Brahimi (i njohur edhe si Sidorel Prendi - Sidi- i cili u vra me armë zjarri më 9 maj të vitit 2024 në Athinë, të Greqisë).
Njoftim | Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, thuhet shkurtimish në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Kush është Roan Brahimi (i njohur edhe si Sidorel Prendi) i njohur me nofkën “Sidi”?
Ai u vra në Athinë ku kishte mbërritur nga Dubai për të takuar bashkëjetuesen e tij.
Ai gjendej në brenda automjetit të tij kur ndaj tij u shti me armë zjarri për çështje që lidhen me larjen e hesapeve mes agjenturës shqiptare të krimit për çështje që lidhen me tregtinë e drogërave.
Në atë kohë z. Brahimi konsiderohej si kundërshtari i z. Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur pa gjurmë që prej 8 gushtit të vitit 2022.
Z. Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e z. Gentjan Bejtja e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushk, të Krujës.




Comments