FSHATI PLUG; LUSHNJE | U ARRESTUA DEDË DEDAJ: AKUZOHET SE PLAGOSI ME ARMË GJAHU FLAMUR MANEN NË PRONËN E TË CILIT SHKOI PËR TË VJEDHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Fshati Plug, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dedë Dedaj, me moshë 65 vjeç, banues në fshatin Pluk të Lushnjës.
Ai akuzohet se shkoi të vidhte te prona e z. Flamur Mane, me të cilin u konfliktua dhe e plagosi me armë gjahu.
Njoftim | Lushnjë/Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント