FSHATI RRAPËZ; LUSHNJE | ALEKSANDER HILA PËRPLASI ME MOTOMJET KËMBËSORIN HAKIM MALEDHI | TË DY NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 54 minutes ago
- 1 min read

Fshati Rrapëz, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Lushnje-Fier” - në afërsi të fshatit Rrapëz.
Një motomjet që drejtohej nga z. Aleksander Hila (me moshë 55- vjeç) përplasi këmbësorin Hakim Maledhi (me moshë 70 vjeç).
Të plagosur rëndë ata u dërguan në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários