FSHATI VALARE; GJIROKASTËR | VEHIP PREÇI U GJET I VDEKUR NË BANESË: PO HETOHET EDHE PËR VETËVRASJE ME BURIM DISKRIMINIMIN DHE NGACMIMET NGA BASHKËMOSHATARËT NË SHKOLLË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Valare, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- 17-vjeçari Vehip Preçi u gjet i vdekur në banesë.
Ai jetonte me nënën dhe dy motrat, ndërsa babai ndodhej në emigracion.
Familja kishte kaluar një periudhë në Sarandë, ku dyshohet se Vehipi ishte ngacmuar dhe përndjekur gjatë shkollës 9-vjeçare, çka ndikoi në kthimin e tyre në Gjirokastër.
Njoftim | Gjirokastër/ Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments