FSHATI ZEMANICË; LEPOSAVIÇ | U ARRESTUA BAJON STEVANOVIÇ: AKUZOHET PËR USHTRIM DHUNE NDAJ BASHKËSHORTES NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 hour ago
- 1 min read

Fshati Zemanicë, Leposaviç, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Bajon Stevanoviç, me moshë 38 vjeç.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prani të vajzës së tyre duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ai është përsëritës (recidivist) në ushtrim dhune dhe njëkohësisht është konsumues periodik alkooli.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments