top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË KRUJË: U ARRESTUA ARMANDO MUSTEQJA | IU SEKUESTRUAN 100 MIJË € + BIZHUTERI ARI ME PESHË 1400.41 GRAMË DHE ME VLERË 187000 €: AKUZOHET PËR TRE VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Armando Musteqja, me moshë 29 vjeç.

 

Ai akuzohet se në bashkëpunim me të atin pastronte para që kanë prejardhje kriminale.

 

Z. Musteqja jepte hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë.

 

Gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal bizhuteri floriri me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187000 euro por edhe 100000 euro të thata.

 

Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Miniera”. Operacioni, rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

 

Pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë, arrestohet 29-vjeçari.

 

Në subjekt u gjetën dhe bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro. Sekuestrohen 100 000 euro (para cash) dhe bizhuteritë.

 

Procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.

 

Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”.

 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

 

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale.

 

Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje).

 

Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

 

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page