top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË KRUJË: U ARRESTUAN ADMIRAL RAMA; ALEKSANDËR BUSHGJOKA; KRIST BUSHGJOKAJ; GANI LAMAJ | AKUZOHEN PËR VJEDHJE: HAJDUTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 2 min read

Fushë Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Aleksandër Bushgjokaj.

2- Z. Gani Lamaj.

3- Z. Admiral Rama.

4- Z. Krist Bushgjokaj.

 

Ata akuzohen për vjedhje.

 

Njoftim | Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje.

 

Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.

 

Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale.

 

Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.

 

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.

 

Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

 

U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.

 

Nga hetimet e kryera, dyshohet se:

• Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash;

• Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.

 

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page