top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË-MËZEZ: U SHTI ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NDAJ OBJEKTIT KU NDODHET SELIA QENDRORE E “CFO PHARMA” NË ZOTËRIMIN E NADIR ÇAUSHOLLIT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fushë-Mëzez, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shtinë me armë zjarri ndaj një objekti ku ndodhet selia qendrore e “CFO Pharma”, në zotërimin e z. Nadir Çausholli.

 

Objekti gjendet në rrugën dytësore të autostradës “Durrës-Tiranë”.

Nga të shtënat nuk pati viktima. As të lënduar.

Pati dëme materiale.

 

Kumtohet se ndaj objektit u shti me armë zjarri automatike (mbi 30 fishekë).

 

Njoftim | Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

 

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page