top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GANDIA: U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI BIZNESMENI ARTURO TORRO | ISH-KRYEBASHKIAK I LIDHUR POLITIKISHT ME PARTINË POPULLORE: NË VITIN 2023 AI U DËNUA ME 3 VJET E GJYSMË BURG + TJETËR DËNIM PLOTËSUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 20
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Biznesmeni Arturo Torrò, ish-kryebashkiak i Partisë Popullore të Gandia-s (Valencia), një vendpushim turistik në bregun juglindor të Spanjës, u vra në një pritë.

 

Trupi i tij u gjet në agimin e sotëm në makinën e tij në National 332, midis qytetit Xeresa dhe Gandia-s, ku ai jetonte, raportuan për agjencinë spanjolle të lajmeve “Efe” burime nga Garda Civile.

 

Sipas një rikonstruksioni fillestar, vrasja ndodhi rreth orës 23 të mbrëmjes së të mërkurës, kur makina e ish-kryebashkiakut u ndalua nga një automjet i vrasësve, i cili, qëlloi me armë zjarri në kokë.

 

Kur policia gjeti makinën e biznesmenit, motori ishte ende në punë. Sipas burimeve hetimore të raportuara nga gazeta “El Pais”, trupi kishte shenja mbytjeje dhe një plage plumbi.

 

Z. Arturo Torrò, me moshë 62 vjeç, ishte një sipërmarrës i njohur në sektorin optik dhe themelues i grupeve Hidrosalud dhe Mas Vision, ky i fundit i pranishëm në shumë vende.

 

Ai ishte kryetar i bashkisë së Gandias nga viti 2011 deri në 2015 dhe kryetar i Partisë Popullore të resortit turistik midis viteve 2010 dhe 2016.

 

Në vitin 2023 ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg dhe 6 vjet e 6 muaj përjashtim nga mbajtja e posteve publike për përvetësim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page