top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZA: TË PAKTËN 25 TË VDEKUR NË SULMIN IZRAELIT NË KAMPIN E REFUGJATËVE; SHUMË GRA DHE FËMIJË - SIPAS MBROJTJES CIVILE PALESTINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Gazë | Të paktën 25 persona u vranë në një sulm izraelit pranë Kan Junisit (Khan Younis)”, tha Mbrojtja Civile Palestineze.

 

Të paktën 16 njerëz u vranë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 23 të tjerë u plagosën pas sulmit të drejtpërdrejtë të dy raketave izraelite në disa tenda që strehonin familje të zhvendosura në zonën Al-Mawasi të Kan Junisit (Khan Younis)”, në territorin jugor palestinez, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” zëdhënësi i organizatës së ndihmës, Mahmoud Bassal.

 

Një tjetër sulm në një tendë për njerëzit e zhvendosur vrau shtatë persona, kryesisht gra dhe fëmijë dhe plagosi 13 në Beit Lahia në Rripin verior të Gazës”, shtoi ai.

 

Një baba dhe djali i tij u vranë dhe 13 persona u plagosën në një sulm të tretë në një tendë tjetër për njerëzit e zhvendosur, gjithashtu pranë zonës Al-Mawasi”, tha ai.

 

E kontaktuar nga agjencia e lajmeve “AFP”, ushtria izraelite nuk e komentoi menjëherë këtë informacion.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page