top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA AMERIKANE “WALL STREET JOURNAL”: USHTARËT E KORESË SË VERIUT NË UKRAINË MËSUAN TAKTIKAT MODERNE LUFTARAKE NGA RUSËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Ushtarët e dërguar nga Koreja e Veriut për të luftuar kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë kanë mësuar tani taktika moderne luftarake nga forcat ruse dhe duket se kanë braktisur doktrinat e vjetruara që u kanë kushtuar atyre humbje të rënda luftarake që nga dhjetori i kaluar.

 

Kështu shkruan gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

 

Pas mbërritjes së tyre në Kursk - një rajon rus në kufi me Ukrainën që u pushtua pjesërisht nga forcat e Kievit vitin e kaluar - ushtarët koreano-veriorë ishin dalluar për rezistencën e tyre fizike dhe egërsinë në luftime, por kishin pësuar humbje të mëdha për shkak të prirjes së tyre për sulme në shkallë të gjerë të këmbësorisë, pa mbulim adekuat nga aviacioni dhe artileria.

 

Në fazat e fundit të betejës për Kursk-un, të cilën, forcat ukrainase e kanë braktisur kryesisht javët e fundit, ushtria e Koresë së Veriut ka treguar se ka përvetësuar mësimet e nxjerra nga forcat e armatosura ruse gjatë tre viteve të konfliktit të përgjakshëm.

 

Sulmet e ushtarëve të Koresë së Veriut tani paraprihen nga sulme ajrore dhe bombardime artilerie, të cilat, demonstrojnë gjithashtu një integrim më të madh midis forcave koreano-veriore dhe ruse.

 

Ushtarët e Koresë së Veriut nuk sulmojnë më në valë, por preferojnë sulmet nga njësitë e vogla dhe pasi të kenë zënë pozicionet e Ukrainës, ata ia besojnë garnizonin e tyre ushtrisë ruse.

 

Sipas Wall Street Journal, e cila, mblodhi dëshmi nga kapiteni Oleh Shiriaiev (Shyriaiev), komandant i regjimentit 225 të ushtrisë ukrainase, i përfshirë në luftime në Kursk që nga gushti i kaluar, ushtria e Koresë së Veriut ka ruajtur prirjen e saj për të përparuar nën zjarrin intensiv të armikut, kombinuar me një përvojë luftarake që ndoshta do të integrohet në numrin më të madh të ushtarëve të Koresë së Veriut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page