top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA GJERMANE “BILD”: PUTINI ËSHTË PJESË E HAPLOGRUPIT E-V13; NJË GRUP GJENETIK I RRALLË NË RUSI POR SHUMË I ZAKONSHËM NË BALLKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Hakerët kanë zbuluar disa sekrete të ADN-së së presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Ai prej vitesh është përpjekur të fshehë me çdo kusht prejardhjen e tij gjenetike, duke marrë masa ekstreme për të shmangur zbulimin e saj.

 

Sipas gazetës gjermane “Bild” hakerët arritën të depërtojnë në kompjuterin e z. Mikhail (Michail) Putin, i cili është nipi i dytë i presidentit rus.

 

Nga të dhënat e zbuluara, rezulton se presidenti Putin dhe nipi i tij ndajnë të njëjtën haplogrup Y, i cili, trashëgohet në linjën mashkullore.

 

Më e habitshmja e këtij zbulimi është se presidenti Putin është pjesë e haplogrupit E-V13, një grup gjenetik i rrallë në Rusi, por shumë i zakonshëm në Ballkan.

 

Sipas të dhënave, ky grup gjenetik është më i përhapur në Kosovë, ku e mbartin rreth 30% e popullsisë, ndërsa në të gjithë rajonin e Ballkanit ky përqindje është rreth 15%.

 

Në Rusi, ndërkohë, kjo shifër bie nën 5%.

 

Ky zbulim mund të shpjegojë paranojën e vazhdueshme të presidentit Putin për të fshehur prejardhjen e tij.

 

Ai njihet për shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për përdorimin ekskluziv të filxhanëve dhe gotave personale, të cilat i mban nën kontroll të rreptë.

 

Kumtohet se që nga viti 2017, ai ka agjentë të posaçëm që mbledhin mbetjet e tij trupore gjatë udhëtimeve jashtë vendit për t’i sjellë përsëri në Rusi dhe për t’i asgjësuar.

 

Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se presidenti Putini mund të ketë një predispozitë të shtuar për kancerin e prostatës, një sëmundje që është lidhur me haplogrupin E-V13.

 

Një studim i vitit 2024 gjeti një lidhje mes kësaj sëmundjeje dhe strukturës së ADN-së së tij.

 

Një tjetër fakt i çuditshëm që gazeta gjermane “Bild” e vë në dukje është se edhe ish-diktatori nazist Adolf Hitler ishte bartës i të njëjtit haplogrup E-V13, sipas një raportimi të entit mediatik britanik “Daily Mail” në vitin 2010.

 

Ky fakt mund të jetë një tjetër arsye pse presidenti Putin është kaq i kujdesshëm për të fshehur informacionet mbi prejardhjen e tij gjenetike.

 

Ky zbulim i ri hedh një dritë të re mbi misterin që e ka shoqëruar prejardhjen e presidentit rus, duke ngritur pyetje të reja mbi identitetin dhe trashëgiminë e tij gjenetike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page