GAZETA “NYT”: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) NDALOI SULMIN E IZRAELIT NDAJ VENDEVE BËRTHAMORE TË IRANIT I PLANIFIKUAR PËR NË MUAJIN MAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Izraeli kishte planifikuar të godiste vendet bërthamore iraniane që në fillim të muajit të ardhshëm, por është ndaluar javët e fundit nga presidenti amerikan Danld Tramp (Donald Trump), i cili, preferon të negociojë një marrëveshje me Teheranin për të kufizuar programin e tij bërthamor”, raportoi gazeta amerikane “New York Times”, duke cituar zyrtarë të administratës amerikane dhe njerëz të tjerë të informuar mbi diskutimet.
Presidenti Tramp (Trump) e mori vendimin e tij pas muajsh debati të brendshëm nëse do të ndiqte diplomacinë apo do të mbështeste Izraelin në përpjekjen e tij për të ngadalësuar aftësinë e Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore, në një kohë kur Teherani është dobësuar ushtarakisht dhe ekonomikisht.
Debati theksoi dallimet midis anëtarëve historikisht të ashpër të qeverisë amerikane dhe të tjerëve që janë më skeptikë se një sulm ushtarak ndaj Iranit mund të shkatërrojë ambiciet bërthamore të vendit dhe të shmangë një luftë më të madhe.
Rezultati ka qenë një konsensus, tani për tani, në parim kundër veprimeve ushtarake, me Teheranin që shpreh gatishmërinë e tij për të negociuar.
“Zyrtarët izraelitë kishin hartuar së fundmi plane për të sulmuar vendet bërthamore iraniane në muajin maj”, sipas gazetës “NYT”.
Ata ishin të gatshëm ta bënin atë dhe, nganjëherë, ishin optimistë se Shtetet e Bashkuara do të pajtoheshin me të.
Qëllimi i propozimeve ishte të vononte me një vit ose më shumë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore.
Pothuajse të gjitha planet do të kishin kërkuar ndihmën e ShBA-ës jo vetëm për të mbrojtur Izraelin nga hakmarrja iraniane, por, edhe për të siguruar suksesin e një sulmi izraelit, duke i bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pjesë integrale të vetë sulmit.
Deri më tani, presidenti Tramp (Trump) ka preferuar diplomacinë sesa veprimet ushtarake.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments