top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA “NYT”: SHBA KONSIDERON BLLOKIMIN E DEEPSEEK NGA BLERJA E TEKNOLOGJISË | INTELIGJENCA ARTIFICIALE KINEZE E LANÇUAR NË JANAR BLEN ÇIPA NGA NVIDIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Tre muaj pasi nisja e Deepseek tronditi botën e teknologjisë dhe Wall Street-in, administrata e presidentit Tramp (Trump) po shqyrton sanksione që do të pengonin kompaninë kineze të inteligjencës artificiale të blejë teknologjinë amerikane dhe të debatojë nëse do t'i ndalojë amerikanët të aksesojnë shërbimet e saj.

 

Kështu raporton gazeta Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).

 

Presidenti amerikan ka miratuar masa për të kufizuar shitjen e çipit të inteligjencës artificiale H20 nga kompania amerikane Nvidia në Kinë.

 

Sipas gazetës, Komiteti Special i Dhomës së Përfaqësuesve që fokusohet në kërcënimet e sigurisë kombëtare me origjinë nga Kina ka hapur një hetim për shitjet e çipave të Nvidia në Azi.

 

Hetimi po kërkon të vlerësojë nëse prodhuesi amerikan i çipave me vetëdije i ka ofruar DeepSeek-ut teknologjitë thelbësore për zhvillimin e inteligjencës artificiale, potencialisht në kundërshtim me rregulloret e ShBA-ës.

 

Nvidia ka paralajmëruar një humbje prej 5.5 miliardë dollarësh pasi Uashingtoni kufizoi eksportet e procesorit të saj të inteligjencës artificiale të krijuar për Kinën.

 

Kompania me bazë në Kaliforni, nën presion, njoftoi ditët e fundit se do të fillojë prodhimin e superkompjuterëve të IA që do të ndërtohen tërësisht në Shtetet e Bashkuara, duke planifikuar të prodhojë deri në 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e IA në ShBA-ës brenda katër viteve të ardhshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page