top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI SPANJOLL ZBLULOI QINDRA PASURI TË FSHEHTA TË ZYRTARËVE VENEZUELIANË NË FLORIDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11, 2023
  • 5 min read

Imazhi: Shutterstock.

Nga z. Alessandro Di Stasio*. *Alessandro Di Stasio është një gazetar i pavarur. Ai ka qenë një reporter i ekonomisë dhe politikës, por tani ai i është përkushtuar hetimit të korrupsionit financiar. Aktualisht ai banon në Madrid, Spanjë. Madrid, Spanjë | Faqja e gazetarisë investigative venezueliane Armando.info zbuloi se Majami dhe vendndodhje (lokacione) të tjera në Floridan e Jugut janë bërë qendra për kompanitë dhe pronat e regjistruara nga ish-zyrtarë të rangut të lartë të shtetit të Venezuelës. Kur një ekip në Armando.info u përpoq të gjente individë të lidhur me qeverinë e Venezuelës që mund të kishin investime – madje edhe leje qëndrimi – në Shtetet e Bashkuara, ata kurrë nuk e imagjinuan shkallën e asaj që do të gjenin sapo të fillonin të ndiqnin paratë. Vetëm në Miami, të paktën 232 anëtarë të Forcave të Armatosura Kombëtare Bolivariane, ose ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Venezuelës kanë regjistruar kompani ose biznese. Armando.info, një faqe venezueliane e gazetarisë investigative dhe anëtare e Gazetarisë së Rrjetit Investigativ Global, publikoi gjetjet në Miami Nostro, një seri investigative e prodhuar me raportime shtesë nga Miami Herald, në fund të vitit 2022. Bashkëpunimi zbuloi emrat e qindra kompanive dhe pronarëve të pronave që përputhen me ato të ish-zyrtarëve ose anëtarëve të ushtrisë që shërbenin në qeveritë socialiste të z. Hugo Chavez, dhe që nga viti 2013, me atë të z. Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) - duke përfshirë disa që i ngritën këto investime ndërsa duke shërbyer në qeveri. Këta Chavista, shumë prej të cilëve kishin shpallur publikisht antagonizmin e tyre ndaj SHBA-së dhe ekonomisë së saj kapitaliste, u zbulua se po lëviznin, investonin ose hapnin biznese fshehurazi në Florida të Jugut. REVOLUCIONI PËRFUNDON NË MIAMI. Miami Nostro është rezultat i muajve të bashkëpunimit – jo vetëm mes gazetarëve, por edhe me programues softuerësh, të cilët gjetën zgjidhje për aspektet teknike të hetimit. Ekipi i programimit krijoi një bot që nxirrte poste dhe emërime shtetërore nga të dhënat publike të Venezuelës dhe i përpunoi ato në një bazë të dhënash. Kjo u mundësoi atyre të nxirrnin informacion nga 3050 botime të gazetës zyrtare të Venezuelës (e cila regjistron dekrete të qeverisë) që datojnë nga viti 2007 - gjatë administratës së z. Hugo Chavez - deri në qershor 2022. Më pas, reporterët ndërthurën mijëra njoftime për emërimet e nëpunësve publikë me të dhënat nga Divizioni i Korporatave i Departamentit të Shtetit të Floridës, indeksi zyrtar i shtetit i subjekteve të biznesit dhe aktiviteteve tregtare. Ata zbuluan se vetëm në Miami, të paktën 232 anëtarë të Forcave të Armatosura Kombëtare Bolivariane (“FANB” në spanjisht) ose ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Venezuelës kanë regjistruar kompani ose biznese që në shumicën e rasteve janë ende aktive. Ata zbuluan gjithashtu se gjithsej 724 ish-zyrtarë – duke përfshirë ministra, zëvendësministra, drejtorë zyrash, magjistratë dhe gjyqtarë – ishin të lidhur me kompanitë në Florida. Ideja ishte të shihnim diskursin e dyfishtë që kemi gjetur… (ku) disa biznesmenë dhe zyrtarë të lidhur me qeverinë, pasi kanë përsëritur slogane revolucionare dhe anti-imperialiste për vite në publik, përfundojnë në Miami”, tha Joseph Poliszuk, bashkëthemeluesi i Armando.info, dhe koordinatori i hetimit. Ata ishin në gjendje të verifikonin se shumë nga këta zyrtarë kishin mbajtur poste komanduese në krye të administratës shtetërore - të cilët kishin marrë pjesë në hartimin e sistemit politik dhe ekonomik të vendit, por përfundimisht i zhvendosën pronat, bizneset dhe madje edhe jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Venezuelë, të dhënat e qeverisë janë të pakta. Në disa raste që vihen në dispozicion, paraqiten në formate jo të përshtatshme për përpunim. Kjo ishte sfida e parë e ekipit: si të mblidhen vëllime të mëdha emrash, pozicionesh dhe datash nga një regjistër publik i errët? “Ne i kërkuam një roboti me një sistem njohjeje optike që të përpunonte të gjitha takimet”, tha Poliszuk. Këtë detyrë e morën një grup programuesish me të cilët Armando.info kishte bashkëpunuar më parë. “Jo të gjithë ne mundemi dhe dimë se si të bëjmë gjithçka, por gjëja e rëndësishme është që ne mund ta bëjmë atë si ekip”, shtoi Poliszuk. Kjo është mënyra se si ekipi mori emrat e 128082 zyrtarëve publikë venezuelianë që kishin shërbyer në 15 vitet e fundit - dhe nga ky numër, gjithsej 724 emra të ish-zyrtarëve venezuelanë të lidhur me kompanitë e regjistruara në Florida. Ne e morëm vesh nga intervistimi i burimeve… është e vështirë të shpjegohet se si këta zyrtarë mund të kishin mbërritur në Miami në ndonjë mënyrë tjetër përveçse duke bashkëpunuar me autoritetet amerikane. Sfida e dytë e tyre ishte të verifikonin se emrat që përputheshin me zyrtarët me kompanitë apo pronat ishin vërtet të njëjtët njerëz. Valentina Lares, kryeredaktore e Armando.info, e kujton atë si një sfidë të madhe. Detyra u nda në të gjithë stafin e Armando.info, për të shpejtuar punën dhe për të analizuar çdo rast individual, duke përputhur emrat me datat e lindjes ose informacione të tjera. “Ne kërkuam të shihnim nëse ata ishin emra të vërtetë, nëse ata kishin qenë vërtet nëpunës civilë, nëse numrat e dokumenteve të tyre të identitetit - për shembull pasaporta ose DNI – përputheshin”, shpjegoi Lares. Në fazën e tretë, për të vendosur se cilat histori do të shfaqeshin në hetim, ata analizuan se cilat raste ishin me interesin më të madh publik. (Ata nuk publikuan listën e plotë të emrave.) Z. Poliszuk dhe z. Lares thanë se kishin marrë parasysh jo vetëm deklaratat publike të zyrtarëve që ishin kundërshtuar ashpër nga investimet e tyre private, por edhe trajektoren profesionale të secilit zyrtar, dhe aftësinë e tyre për të shpjeguar burimin e parave për investimet e tyre në Florida. PËRZGJEDHJA E RASTEVE. Nga qindra emra, Armando.info gjeti dhjetëra shembuj të dukshëm të ish-zyrtarëve të rangut të lartë me kompani që operonin në SHBA - duke përfshirë një ish-gjeneral madhor i cili kaloi nga administrimi i kompanive shtetërore në Venezuelë në regjistrimin e firmës së tij private në Fort Majërs (Fort Myers); një ish-menaxher doganash në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Venezuelës, i cili tani është kontraktor shtetëror nëpërmjet një kompanie doganore me bazë në Miami; dhe një ish kongresmene venezueliane që hapi një qendër spa në Florida. Por Armando.info dhe Majemi Herëlld (Miami Herald) gjithashtu raportuan në thellësi - dhe intervistuan - disa ish-zyrtarë venezuelianë nga lista, të cilët më parë ishin lidhur me parregullsi administrative, ose ishin hetuar për shpërdorim fondesh ose keqbërje të tjera në Venezuelë. (Disa nga këta individë u intervistuan si pjesë e hetimit; të gjithë mohojnë keqbërjen). Kur Armando.info kërkoi koment nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së për këto gjetje, departamenti u përgjigj, me shkrim, se nuk mund të spekulonin për përshtatshmërinë rast pas rasti të individëve për viza apo leje qëndrimi. Ekipi gjithashtu intervistoi zyrtarë dhe gazetarë amerikanë për më shumë njohuri mbi këtë pikë, të cilët sugjeruan se disa ish-zyrtarë venezuelianë mund të kishin negociuar statusin e tyre në SHBA duke ofruar informacione rreth korrupsionit në Venezuelë. Në disa nga rastet, ne zbuluam nga burimet e intervistimit (zyrtarë dhe gazetarë amerikanë), është e vështirë të shpjegohet se si këta zyrtarë mund të kishin mbërritur në Miami në ndonjë mënyrë tjetër përveçse duke bashkëpunuar me autoritetet amerikane”, tha z. Poliszuk. Por këto burime vunë në dukje gjithashtu se ndërsa disa ish-zyrtarë mund të kenë negociuar statusin e tyre me informacion të privilegjuar, dhe se disa mund të jenë në arrati nga keqbërjet, ndërsa shërbenin në qeverinë në Venezuelë, do të ketë shumë që krimi i vetëm i tyre është mungesa e konsistencës ideologjike - duke kundërshtuar SHBA-në në publik duke investuar fshehurazi atje. Asnjë nga zyrtarët e përmendur në hetimin e Miami Nostro-s nuk i nënshtrohet aktualisht procedurave gjyqësore aktive në SHBA, megjithëse një individ i përmendur në raport - aktualisht një i arratisur në Venezuelë - u padit në SHBA në vitin 2018 për akuza të ndryshme për pastrim parash, dhe është subjekt i sanksioneve të SHBA-së. Alessandro Di Stasio është një gazetar i pavarur. Ai ka qenë një reporter i ekonomisë dhe politikës, por tani ai i është përkushtuar hetimit të korrupsionit financiar. Aktualisht ai banon në Madrid, Spanjë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page