GAZETARI SUEDEZ JOAKIM MEDIN U ARRESTUA PAS ARRITJES NË TURQI KU SHKOI PËR TË MBULUAR PROTESTAT | MINISTRJA E JASHTME SUEDEZE MARIA MALMER STENERGARD: NE GJITHMONË E MARRIM SERIOZISHT HEQJEN E LIRISË
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

Ankara, Turqi | Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar pasi arriti në Turqi për të mbuluar protestat antiqeveritare.
“Ne gjithmonë e marrim seriozisht heqjen e lirisë së gazetarëve. Ne e dimë se një gazetari suedez i është hequr liria në lidhje me hyrjen e tij në Turqi.
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll është në kontakt me autoritetet lokale”, shkroi ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard në rrjetin social virtual Iks (X).
Kryeredaktori i gazetës suedeze Etc, Andreas Gustavsson tha se gazetari kishte raportuar dje se ai ishte arrestuar për t'u marrë në pyetje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários