top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARJA E AGJENCISË UKRAINASE TË LAJMEVE “UKRINFORM” TETIANA KULIK (KULYK) + AUTORE DHE DREJTUESE E PROJEKTIT “KOMBI I TË PAMPOSHTURVE” MBETI E VRARË NGA BOMBARDIMET RUSE NË RAJONIN E KIEVIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Ndër viktimat e sulmit së mbrëmshme ruse në rajonin e Kievit është një gazetare e Ukrinform, Tetiana Kulik (Kulyk), autore dhe drejtuese e projektit “Kombi i të Pamposhturve”, e cila, shërbeu si kryeredaktore e ekipit redaktues multimedial.

 

Këtë e ka shkruar vetë agjencia ukrainase e lajmeve.

 

Znj. Kulik (Kulyk) ishte një gazetare e madhe, ajo bëri shumë programe për luftën tonë dhe heronjtë tanë.

 

Dje folëm për përgatitjen e një interviste me z. Kirilo (Kyrylo Budanov). Ajo do të mbetet gjithmonë në zemrat tona dhe ne do të hakmerremi për kolegen tonë me materiale që ekspozojnë krimet e luftës ruse”, tha drejtori i përgjithshëm i Ukrinform, Serhi Çeravati (Serhiy Cherevaty).

 

Znj. Kulik (Kulyk) u vra së bashku me bashkëshortin e saj, kirurgun Pavlo Ivançov (Ivanchov), kur një sulm me dron rus goditi shtëpinë e tyre në rrethin Buça (Bucha), të Oblastit të Kievit.

 

Sulmi shkaktoi zjarr në shtëpinë e tyre.

 

Znj. Kulik (Kulyk) ishte anëtare e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

 

Para se të bashkohej me agjencinë e lajmeve “Ukrinform”, ajo punoi si kryeredaktore e departamentit të programit të marrëdhënieve me publikun dhe prezantuese në Central Channel (Kdtrk), shërbimi botëror i Radios së Ukrainës dhe si prezantuese televizive në televizionin publik.

 

Ajo studioi në Universitetin Kombëtar të Kulturës dhe Arteve të Ukrainës.

 

Sipas Institutit të Informacionit Masiv të Ukrainës, znj. Tetiana Kulik u bë e 98-ta në listën e punonjësve të medias të vrarë nga Rusia që nga fillimi i pushtimit tre vjet më parë.

 

Gazetarët aktualisht punojnë në Ukrainë në kushte me rrezik të lartë dhe krimet sistematike të Rusisë kundër gazetarëve dhe mediave në Ukrainë përbëjnë një kërcënim serioz për lirinë e fjalës dhe sigurinë e informacionit, duke minuar vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut”, theksoi agjencia e lajmeve “Ukrinform”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page