top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GAZETARJA ITALIANE SESILIA (CECILIA) SALA E ARRESTUAR NË IRAN QË PREJ 19 DHJETORIT 2024 U KËTHYE NË ITALI | NË AEROPORT U PRIT NGA KRERËT E SHTETIT ITALIAN.

Romë, Itali | Aeroplani që çoi në shtëpi gazetaren Sesilia (Cecilia) Sala u nis nga Teherani pak minuta më parë”, tha Pallati Kixhi (Palazzo Chigi).

 

Falë punës intensive në kanalet diplomatike dhe inteligjente, bashkatdhetarja jonë është liruar nga autoritetet iraniane dhe po kthehet në Itali”, sqarohet në deklaratë.

 

Gaztarja Sala e prekur u prit me duartrokitje në sallën e aeroportit Kampino (Ciampino) ku mes të tjerëve ishin të pranishëm kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri.

 

Siç shihet në një video të publikuar nga Pallati Kixhi (Palazzo Chigi), gazetarja e kthyer në Itali pas ndalimit në Iran, falënderoi  kryeministren duke i afruar duart në gjoks dhe më pas duke i shtrënguar ato.

 

Kryeministrja Meloni i vuri duart mbi shpatulla dhe e qetësoi: “Mos thuaj asgjë, tani duhet të qëndrosh e qetë, në rregull? Unë jam këtu për të të falënderuar dhe për të të thënë që ishe e fortë”.

 

Në videon e publikuar nga Pallati Kixhi (Palazzo Chigi) mund të shihni edhe momentet e uljes së fluturimit nga Teherani, përqafimi i gazetares Sala me partnerin Daniele Raineri në pistën e aeroportit dhe më pas atë me prindërit, dukshëm të prekur.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page