GJAKOVË: U ARRESTUAN GJON NDECA; GJINSON NRECA; NIKOLLË NRECA; SHPEJTIM BAJRAKTARI; AGRON ALIAJ; BESFORT HAJDARAJ | AKUZOHEN SE PLAGOSËN ME THIKA ALI BAJRAKTARIN DHE HEROLIND HAJDARAJN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Rruga “Gasper Karaqi”, Lokali “Dry Bar”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Ali Bajraktari dhe z. Herolind Hajdaraj, mbetën të plagosur rëndë me mjete prerëse (dyshohet thika) dhe janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.
Në lidhje me sulmin kriminal të ndërmarrë ndaj tyre, dje u arrestan:
1- Z. Gjon Ndeca.
2- Z. Gjinson Nreca.
3- Z. Nikollë Nreca.
4- Z. Shpejtim Bajraktari.
5- Z. Agron Aliaj.
6- Z. Besfort Hajdaraj.
Gjatë kontrollit të automjetit të z. Gjon Ndeca u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë e ftohtë (thikë) për të cilën ka dyshime se u përdor në krim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments