top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJAKOVË: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ALI MANGJUKA | AKUZOHET SE DHUNOI VERBALISHT DHE FIZIKISHT BASHKËSHORTEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Rruga “Ali Ibra”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës shpallën në kërkim policor:

1- Z. Ali Mangjuka (rreth 45 vjeç).

 

Ai akuzohet se ka dhunuar verbalisht dhe fizikisht bashkëshorten e tij me moshë rreth 37 vjeçe duke i shkaktuar lëndime trupore.

 

Akti kriminal ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.

 

Viktima e veprës penale ka kërkuar ndihmë mjekësore por ka refuzuar të strehohet në një qendër për viktimat e dhunës dhe është kthyer në banesë, për t’u kujdesur për fëmijët.

 

Policia vendore ka nisur kërkimet për të dyshuarin si dhunues i cili gjendet në arrati.

 

Vepra penale që i atribuhohet është ajo e parashikuar si: “Dhunë në familje”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page