GJATË FESTIMEVE TË VITIT TË RI HËNOR NJË TURMË VANDALIZOI DHE I VURI FLAKËN NJË AUTOMJETI KINEZ TË VETËDREJTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13, 2024
- 1 min read
Shën Françesk, Amerikë | Gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në Shën Françesk (San Francisko), një turmë qytetarësh amerikanë vandalizoi dhe i vuri flakën një automjeti vetëdrejtues, të tipit Waymo, duke shënuar një sulm të ashpër ndaj automjeteve autonome në SHBA.
Incidenti ndodhi në lagjen Çainataun (Chinatown) të qytetit, ku automjeti ishte i rrethuar, xhami i përparmë i tij u thye dhe një fishekzjarre u hodh brenda, duke e ndezur flakë.
Departamenti i Policisë së Shën Françeskut (San Franciskos) po heton shkaqet e zjarrit.
Ky incident pasqyron një qëndrim gjithnjë e më armiqësor publik ndaj makinave që vetëdrejtohen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments