top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJATË KONFERENCËS MBI DHUNËN ME BAZË GJINORE SHQIPËRIA DEKLAROI SE KA KAPACITETET E BURIMEVE NJERËZORE SIPAS STANDARDEVE TË BASHKIMIT EUROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 10
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Maqedoninë e Veriut u mbajt konferenca dy ditore rajonale, mbi dhunën me bazë gjinore në kontekstin e migracionit.

 

Konferenca u organizua nga nisma rajonale “MARRI”, nën presidencën e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë Ndërkombëtare, Hilfswerk, Sarajevë.

 

Përfaqësuesit e palës shqiptare theksuan arritjet në tërësi dhe të Ministrisë së Brendshme posaçërisht, si ministria udhëheqëse në fushën e migracionit, azilit dhe antitrafikut të qenieve njerëzore.

 

Ndër to veçohen hartimi dhe zbatimi i legjislacionit; strategjitë kombëtare dhe planet e veprimit; rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

 

Këto arritje janë jo vetëm në përmbushje të detyrimeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe për të rikonfirmuar vullnetin në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, sikurse për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël të migrantëve”, thuhet në një postim në rrjetet sociale virtuale të Ministrisë së Brendshme, të Republikës së Shqipërisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page