Berlin, Gjermani | Gjatë Luftës së Parë Botërore, inxhinieri gjerman Otto Steinitz kishte idenë e testimit të motorëve të avionëve dhe helikave në kamionë.
Inxh Karl (Carl) Geissen projektoi montimin e motorit dhe testimi u krye në një pistë të veçantë në Institutin Gjerman të Kërkimeve të Aviacionit në Berlin.
Makina e testimit arriti shpejtësi deri në 97 mph (140 km/h).
Pas luftës, koncepti i makinës hekurudhore me helikë e shtyu inxh. Steinitz të projektonte një makinë të veçantë me dy boshte me një montim për një motor avioni në çdo skaj.
E njohur si Dringos-Wagen, makineria bëri një provë 25 milje (40 km) nga Grunewald në Beelitz më 11 maj 1919.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit