top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJEDNJ-ja DËNOI ITALINË; E AKUZOI SE SHKELI TË DREJTAT E TË BURGOSURIT SIMONE NIORT (ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR I CILI KA TENTUAR 20 HERË TË VETËVRITET).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka njohur përgjegjësinë e shtetit italian për shkeljen e të drejtës për kujdes shëndetësor dhe mjekësor të z. Simone Niort, të riut me probleme psikiatrike, i cili, ndodhet në burg në Itali prej tetë vitesh, që në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, dhe gjatë kësaj kohe thuhet se ka tentuar rreth njëzet herë vetëvrasjen.

 

Ai dyshohet se ka kryer edhe akte të vetëlëndimit.

 

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Antigone, Patricio Gonalea (Patrizio Gonnella).

 

Gjykata vlerëson se autoritetet kombëtare nuk kanë treguar se kanë vlerësuar në mënyrë mjaft rigoroze përputhshmërinë e gjendjes së tij shëndetësore me paraburgimin - shpjegon avokatja e z. Niort, Antonella Kalkaterra (Calcaterra) - duke konstatuar mosekzekutimin e një urdhri gjyqësor që urdhëronte transferimin e kërkuesit në një institucion vuajtjejeje më të përshtatshme për kushtet e tij të rënda”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page