top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJERMANI | KALAJA E MIUT.

Gjermani | Kalaja Maus, e cila në të vërtetë quhet Thërnberg (Thurnberg), ishte herë pas here rezidenca e preferuar e zgjedhësve të Trierit.

Kryepeshkopi Balduin e ndërtoi kështjellën midis viteve 1353-1388 për mbrojtjen e territorit të tij të sapopërfituar. Ishte një nga ndërtimet më moderne dhe teknikisht më interesante të kohës së saj.

Rreth vitit 1370 kontët e Katzenelnbogen-it ndërtuan fortesën e fuqishme Neu-Katzenelnbogen në malin ngjitur.

Ndër njerëzit lindi përshtypja se kështjellat spiunonin veten si macja me miun. Kështu që të dy bastionet morën pseudonimet e tyre, me të cilat njihen deri më sot.

Kalaja e Miut i mban hapur portat e saj për vizitorët. Brenda mund të admironi mobilje të çmuara dhe koleksione interesante.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page