top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJERMANI | KALAJA E PATHYESHME MBI SHKREP.

Berlin, Gjermani | Kalaja Stahleck (gjermanisht: Burg Stahleck) është një kështjellë e fortifikuar e shekullit të 12-të, në Luginën e Rheinit në Bacharach në Rhineland-Pfalz, Gjermani.

Ajo qëndron në një shkëmb afërsisht 160 metra mbi nivelin e detit, në bregun e majtë të lumit në grykëderdhjen e luginës Steeg, afërsisht 50 km në jug të Koblenzit, dhe ofron një pamje komanduese të luginës së Loreleit.

Emri i saj do të thotë “Kështjellë e pathyeshme mbi një shkrep”.

Ka një hendek të pjesshëm të mbushur me ujë, gjë e rrallë në Gjermani.

E ndërtuar me urdhër të Kryepeshkopit të Kolonjës (Këlnit), ajo u shkatërrua në fund të shekullit të 17-të, por u rindërtua, dhe tani është bujtinë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page