GJERMANI: U ARRESTUA NJË 16-VJEÇAR I CILI AKUZOHET SE PRODHONTE ARMË BIOLOGJIKE NË PAPAFINGO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Dresden, Republika Federale e Gjermanisë | Një 16-vjeçar në Gjermani dyshohet se prodhonte armë biologjike në shtëpinë e prindërve të tij në Zeithain të Saksonisë.
Këtë e ka bërë të ditur prokuroria e Dresdenit.
16-vjeçari akuzohet se ka prodhuar një përzierje të akonitinës dhe ricinit - kjo e fundit është një substancë e mbuluar nga Ligji për Kontrollin e Armëve të Luftës - në një laborator të ngritur posaçërisht në papafingo të shtëpisë.
“Hetimet e deritanishme nuk kanë dhënë asnjë indikacion për qëllimin që i akuzuari po ndiqte me prodhimin e substancave”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Publike.
Në banesën ku jeton adoleshenti u kontrolluan dhe u sekuestruan lëndë toksike dhe prova të tjera.
Si masë paraprake, e gjithë zona përreth shtëpisë u rrethua dhe u ndalua aksesi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments