GJERMANI: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR BERAT NIMANI | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI TE GJYKATA E BELEFELDIT (BIELEFELD).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 1
- 2 min read

Bielefeld, (Belefeld), Republika Federale e Gjermanisë | Autoritetet gjermane të hetimit penal identifikuan dhe shpallën në kërkim policor:
1- Z. Berat Nimani.
Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri para një gjykate ne Belefeld, brenda së cilës zhvillohej një seancë gjyqësore penale për vrasjen e boksierit shqiptar, z. Besar Nimani.
Enti mediatik “Bild” raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të z. Besar Nimani është z. Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë dhe dy veta të tjerë.
Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri shoqërore, edhe për shkak se me vete ka edhe armën e zjarrit me të cilën kreu qitje.
Sipas grupit hetimor dyshohet se sulmi ka ndodhur për gjakmarrje.
Z. Berat Nimani shtiu me armë zjarri mbi një grup personash përpara gjykatës në datën 27 shkurt të vitit 2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇
Bielefeld, (Belefeld), Republika Federale e Gjermanisë | Një burrë qëlloi disa të shtëna me armë para gjykatës në Belefeld, Gjermani.
Raporton gazeta gjermane Bild.
Thuhet se ka të lënduar, po ashtu dëshmitarët kanë deklaruar se po tentohej për të ringjallur njërin prej tyre.
Në gjykatë është duke u zhvilluar procesi gjyqësor për vrasësin e dyshuar të boksierit shqiptar, z. Besar Nimani.

Comments