top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJERMANIA DËNOI MBËSHTETJEN E MILIARDIERIT ILLN MASK (ELON MUSK) PËR PARTINË E EKSTREMIT TË DJATHTË DUKE E KONSIDERUAR SI NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE.

Berlin, Republika Federale Gjermane | Politikanët gjermanë dënuan  miliarderin Illn Mask (Elon Musk) të hënën për miratimin e tij ndaj Partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) gjatë një shkëmbimi komentesh në platformën e tij të mediave sociale virtuale Iks (X), duke e quajtur atë një përpjekje ndërhyrëse dhe të padëshiruar për të ndikuar në zgjedhjet demokratike të vendit.

 

Z. Mask (Musk) pretendoi se partia përfaqëson “Zërin e popullit”, dhe kritikoi politikat e imigracionit të koalicionit qeverisës në platformë.

 

Ai më vonë dyfishoi pikëpamjen e tij se vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë në një artikull opinion për një gazetë gjermane.

 

Politikanët kryesorë nga i gjithë spektri politik i Gjermanisë kundërshtuan komentet e z. Mask (Musk).

 

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann u tha gazetarëve se: “Është fakt që Illn Mask (Elon Musk) po përpiqet të ushtrojë ndikim në zgjedhjet parlamentare”.

 

Redaktorja e gazetës Welt Ann Sonntag dha dorëheqjen menjëherë pasi artikulli u shfaq në gazetë.

 

Kjo vjen ndërsa Gjermania përgatitet për zgjedhje të reja në muajin shkurt të vitit 2025 dhe pas zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore në Hesse dhe Bavari, ku partia AFD ka fituar tërheqje në zgjedhjet e kaluara.

 

Mbështetja e z. Mask (Musk) ka rindezur gjithashtu shqetësimet mbi rolin e mediave sociale virtuale në përforcimin e zërave ekstremistë.

 

Z. Mask (Musk), i cili, bleu rrjetin social virtual (X) në vitin 2022, është përballur me kritika për politikat e moderimit të përmbajtjes së platformës së tij dhe deklaratat e tij të diskutueshme.

 

Kjo vjen gjithashtu pasi Bashkimi Evropian zbatoi rregulla më të rrepta sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, duke kërkuar që platformat të rrisin transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.

 

Procedurat e para formale sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale u ngritën kundër rrjetit social virtual Iks (X) në muajin dhjetor të vitit 2023.

 

Gjermania gjithashtu kishte përmirësuar mekanizmat e mbikëqyrjes zgjedhore pas raportimeve të fushatave dezinformuese gjatë zgjedhjeve të kaluara.

 

Për më tepër, degë të ndryshme të AfD-së janë etiketuar si një grupe ekstremiste nga agjencia gjermane e sigurisë së brendshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page