“GJESTI” DEMSKOI VETEN PËRBALLË “JOZIT”: “A JA PAVE FYTYRËN PARA SE ME DAL; KOPKE NGA INATI SEPSE UNË E NGUCA; E NGUCA KEQ ROBTË; KA THËNË T’IA HI MASI NUK KAM MUJTË ME I BA TJETËR SEND KËTU NË LOJË”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Spektakli “Big Brother VIP Albania” u mbyll me një ngjarje të papritur dhe të tensionuar.
Z. Jozefin Marki (i njohur si Jozi) pas eleminimit dhe para se të dilte nga “shtëpia” ushtroi dhunë fizike ndaj z. Besart Kelmendi (i njohur si Gjesti).
Pas përfundimit të spektaklit televiziv që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë “Gjesti” duke bashkëbiseduar në oborr me znjsh. Egli Tako (e njohur si Egli - me të cilën ka një raoprt sentimental tejet të lëkundur) komentoi përplasjen fizike dhe pranoi se ai ishte shkaktar i reagimit të dhunshëm të “Jozit”, për shkak se ai e kishte provokuar.
“A ja pave fytyrën para se me dal; Kopke nga inati sepse unë e nguca; E nguca keq robtë; Ka thënë t’ia hi masi nuk kam mujtë me i ba tjetër send këtu në lojë”, deklaroi “Gjesti”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments