top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJILAN: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ U SHPALL “QYTETAR NDERI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 2 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram begaj shprehu mirënjohje për nderimin që iu bë.

 

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë “Nderi i Gjilanit”, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.

 

Ky titull, - vlerësoi presidenti Begaj - u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët”.

 

Ai përmendi figurat historike të Gjilanit, si Idriz Seferin, Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Agim Ramadanin, Rrahim Beqirin, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri tha presidenti Begaj.

 

Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm.


Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë.


Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.


Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.


Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”, tha presidenti Begaj.

 

Gjatë qëndrimit në Gjilan presidenti Begaj zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.

 

Presidenti Begaj kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page