GJKKO-ja KONFISKOI PASURITË MATERIALE TË TRAFIKANTIT TË DROGËS ARMANDO DOÇAJ + SUBJEKTEVE TË LIDHUR ME TË; PJETËR DOÇAJ + ROBERTA DOÇAJ + SHKËLZEN DOÇAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi konfiskimin e pjesshëm të aseteve të z. Armando Doçaj, i akuzuar si pjesë e organizatës së trafikut të kokainës në Danimarkë dhe vendet e Bashkimit Europian nga Amerika Latine.
Organizata kriminale drejtohej nga z. Astrit Beqiraj.
Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi kërkesat e palëve, vendosi që një prej këtyre pasurive të mos konfiskohej dhe bëhet fjalë për një apartament të porositur.
Vendimi i GJKKO: “1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.04.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 12, datë 04.05.2021 ka vendosur sekuestrimin e tyre, kundër shtetasit Armando Doçaj dhe personave të lidhur Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 112 të K.Pr.Penale dhe nenet 3, 7, 10, 21, 22, 24, 27 dhe 28/1 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, me vendimin Nr. 2, datë 07.03.2025 vendosi:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.
Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.
Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.
Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr.****, në emër të shtetasit K.D.
Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.
Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.
3. Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments