Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi sot kërkesën proceduriale penale me natyrë ankimore të znj. Ajola Xoxa (bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj).
Kërkesa ankimore u ngrit për kontrollet e ushtruara nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe për sekuestrimin e telefonit të znj. Xoxa.
Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore dhe BKH-së ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje mbi veprimet e saj proceduriale penale, por tha se kishte kryer disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.
Kujtojmë se me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments