top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJKKO SHQIPTOI 27 VJET BURG PËR ILIRIAN FEÇIN; ELVIS KOÇIN; AGIM GJININ.

Z. Elvis Koçi; z. Sokol Sanxhaktari; z. Ilirian Feçi.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi 27 vjet heqje lirie tre veta, të akuzuar për grabitje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

 

Të dënuarit janë:

1- Z. Ilirian Feçi.

2- Z. Elvis Koçi.

3- Z. Agim Gjini.

 

Ata u gjykuan me procedurë të shkurtuar, dhe do të përfitojë zbritjen e dënimit me 1/3 e tij.

 

Vendimi penal ndaj tyre u shqiptua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

 

Z. Elvis Koçi, u dënua me 7 vjet heqje lirie për veprën penale “sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të z. Sokol Sanxhaktari, në periudhën që i korrespondon harkut kohor midis datave 25-30 korrik të vitit 2020, në qytetin e Elbasanit, e kryer në bashkëpunim nga pozitat penale të parashikuara si “grupi i strukturuar kriminal”.

 

Z. Ilirian Feçi, u dënua me 10 vjet heqje lirie i akuzuar për veprën penale “vjedhje me dhunë”, në dëm të z. Skënder Roshi, e kryer në Kavajë, në datën 28.04.2011, e kryer nga pozitat penale të parashikuara si “grupi i strukturuar kriminal”.

 

Z. Agim Gjini, u dënua me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për veprën penale “vjedhje me dhunë” në dëm të z. Astrit Ademi, e kryer në datën 31 maj të vitit 2013, në fshatin Marikaj, të Bashkisë Vorë, nga pozitat penale të parashikuara si “grupi i strukturuar kriminal”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page