top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO SHQIPTOI DËNIM PENAL ME 10 MUAJ HEQJE LIRIE PËR ALEKSANDËR LAHON (I NJOHUR NË QARQET E AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER SI “RRUMI I SHIJAKUT” POR EDHE SI PËLLUMB MUHARREMI).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi dënim penal me 10 muaj heqje lirie për z. Aleksandër Laho (i njohur në qarqet e agjenturës së krimit ordiner si “Rrumi i Shijakut”), por edhe si Pëllumb Muharremi.

 

Ai u akuzua për veprën penale të korrupsionit.

 

Prokuroria e Posaçme kërkoi që ndaj tij të shqiptohej 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg, por jo vetëm, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit penal për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Sipas akteve proceduriale penale z. Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

 

Emri i z. Aleksandër Laho figuron edhe në dosje të tjera hetimore. Ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ndërsa hetimet penale zbuluan një video ku ai komunikonte me një zyrtar të Avokaturës së Shtetit për aktin korruptiv.

 

Z. Kërçuku u dënua me dy vjet heqje lirie për të njëjtën çështje penale.

 

Z. Laho (Rrumi) vijon në ende të jetë në kërkim policor.

 

Avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas sulmit të armatosur të vitit 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, i gjymtuar në një këmbë.

 

Në atentatin e 1 nëntorit 2019 mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoja ndërsa humbi jetën shoferi i automjetit, z. Andi Maloku.

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas zbardhjes së komunikimeve në platformën e koduar “Sky Ecc” ka arritur të zbulojë edhe grupin që posositi dhe kreu atentatin, mes tyre edhe z. Plaurent Dervishaj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page