GJURMËT E GISHTAVE MUND TË MOS JENË TË VEÇANTA PËR ÇDO INDIVID | E THA INTELIGJENCA ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19, 2024
- 1 min read
Kolumbi, Amerikë | Ekziston një besim se çdo gjurmë gishti në dorën e një personi është krejtësisht e veçantë (unike), por kjo tani po sfidohet nga kërkimet shkencore, nga Universiteti i Kolumbisë (Columbia), në Amerikë.
Një ekip në universitetin amerikan trajnoi një mjet të inteligjencës artificiale për të ekzaminuar 60000 gjurmë gishtash, për të parë nëse mund të përcaktonte se cilat i përkisnin të njëjtit individ.
Z. Gabe Guo, studenti i inxhinierisë në krye të projektit, foli për entin ndërkombëtar mediatik CNN për studimin e ri, të botuar në revistën Science Advances, për të cilin ai argumenton se ka hedhur poshtë supozimin popullor dhe institucional, se çdo gjurmë gishti në një dorë është në thelb unike.
Studimi u mbështet në zbulimin e Inteligjencës Artificiale të ngjashmërive midis gishtërinjve të ndryshëm që i përkasin të njëjtit individ, për të argumentuar se çdo gjurmë gishti, në fakt, nuk është krejtësisht unike.
Projekti, i cili, ishte gjithashtu një bashkëpunim midis Hod Lipson në Columbia Engineering dhe Wenyao Xu në Universitetin e Buffalo SUNY, përdori një model të inteligjencës artificiale i cili është i ngjashëm me teknologjinë e përdorur për njohjen e fytyrës, sipas CNN.
Gjetjet fillimisht u hodhën poshtë nga komuniteti i mjekësisë ligjore.
Një revistë e mirënjohur mjeko-ligjore që hodhi poshtë hulumtimin, me një ekspert anonim recensues.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários