top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT E TIRANËS LA NË FUQI MASAT E SIGURIMIT “ARREST NË BURG” PËR SILVANA OSMANIN DHE LULJETA DODËN | AKUZOHEN PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 20
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e Tiranës la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:

1- Znj. Silvana Osmani.

2- Znj. Luljeta Doda.

 

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancë gjyqësore me objekt gjyqësor: “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg” të shqiptuar nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës, në seancën gjyqësore të datës 26 shkurt të vitit 2025.

 

Ato akuzohen për shfrytëzim për prostitucion të një vajze të mitur në Sarandë.

 

Ato u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Silent Watch” pas rreth dy muajsh hetimesh penale paraprake për shfrytëzimin e një të miture për prostitucion.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page