top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT E TIRANËS PRISHI VENDIMIN E GJYKATËS SË DURRËSIT: VËLLEZËRIT FARRUKU (BUDLLA) NË QELI | PËR ATA PO PRITEN AKTET PROCEDURIALE PENALE NGA AUTORITETET ITALIANE TË HETIMIT PENAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e Tiranës pranoi ankimin e prokurorisë së Durrësit, e cila, kërkoi që ndaj vëllezërve Kreshnik Farruku dhe Erneo Farruku të shqiptohej masa e sigurimit vetjak “arrest në burg”.

 

Gjykata e Durrësit pati shqiptuar ndaj tyre masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie”.

 

Tashmë gjenden në burg. Ata kanë punë jo vetëm me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila, i akuzon si të përfshirë në komunikime telegrafike me përmbajtje kriminale të kryera në platformën e koduar “SkyEcc”, por, edhe me autoritetet italiane të hetimit penal.

 

Ata ishin shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet italiane të hetimit të akuzuar për shkelje penale të parashikuara si:

1- Organizata kriminale”.

2- Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

Pas qëndrimit disa vite në kërkim policor - në muajin janar të vitit 2025 ata u vetëdorëzuan në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, por, pas tre ditësh, gjykata e Durrësit, urdhëroi lirimin e tyre me masë sigurimi “arrest shtëpie”, deri në ardhjen e akteve proceduriale penale nga autoritetet italiane të hetimit penal.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page