Korçë, Shqipëri | Gjykata e Korçës shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për z. Denis Meçe.
Ai akuzohet se dhunoi fizikisht për vdekje z. Egli Proga.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, në lagjen nr.1, të qytetit të Pogradecit.
Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë, të dyshuar për “moskallëzim krimi”, konkretisht për:
1- Z. Voltan Shulku.
2- Z. Arian Manellari.
3- Z. Leonidha Guçe, gjykata shqiptoi masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.
Njoftim | Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.
1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Në ambientet e jashtme të godinës ndodheshin edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e z. Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.
Familja e viktimës ka denoncuar se strukturat vendore të Policisë së Shtetit fshehën vrasjen e z. Egli Proga duke deklaruar se kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur.
Familja e viktimës ka denoncuar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të kryer në bashkëpunim.
Kumtohet se z. Denis Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, z. Valter Goro.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments