top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E LARTË E BRAZILIT: POLICIA MUND TË PËRDORË SHKOLLAT + SPITALET + SHTËPITË QË GJENDEN NË FAVELA (GETOT E KRIMIT) SI BAZA STRATEGJIKE TË IMPROVIZUARA PËR OPERACIONET POLICORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 2 min read

Rio de Zhaneiro, Brazil | Shkollat, spitalet dhe shtëpitë në favelat e Rio de Zhaneiros mund të përdoren si baza strategjike të improvizuara për operacionet policore.

 

Urdhri është pjesë e një vendimi të gjerë nga Gjykata e Lartë e Brazilit, e cila, ka kërkuar të vendosë rregulla të reja angazhimi në një përpjekje për të kufizuar dhunën e përleshjeve në komunitetet e Rio de Zhaneiros.

 

Vendimi i miratuar së fundmi unanimisht nga magjistratët e Gjykatës së Lartë rrëzon shumë nga vendimet e urgjencës të miratuara nga gjyqtari Edson Fashin (Fachin), i cili, në vitin 2020, përballë rritjes alarmante të numrit të viktimave gjatë sulmeve, kishte pranuar një apel të Partisë Socialiste Braziliane (PSB) që ndalonte ndërhyrjet e paparalajmëruara dhe përdorimin e qendrave mjekësore dhe shkollore për kontrolle.

 

Ai vendim i gjyqtarit Fashin (Fachin) dha një minimum racionaliteti për ndërhyrjet e dhunshme të policisë në komunitete, ku pas vitesh të këtyre operacioneve vdekjeprurëse asnjë indeks sigurie nuk është përmirësuar dhe as nuk ka rënë shitjet e drogës”, thotë kriminologia Vera Malaguti nga Universiteti Shtetëror i Rio de Zhaneiros.

 

Masa në fakt kishte çuar në një ulje të vdekshmërisë së policisë.

 

Vdekjet gjatë ndërhyrjeve policore kanë rënë gradualisht: 1354 në vitin 2021, 1330 në vitin 2022, 871 në vitin 2023 dhe 699 në vitin 2024, duke treguar tendencën rënëse në muajt e parë të vitit 2025.

 

Duke marrë parasysh rezultatin përfundimtar, vendimi kolegjial ​​paraqet një hap prapa. Me dispozitat e reja, Gjykata e Lartë në mënyrë efektive deklaron se ligji brazilian për ata që jetojnë në favela është i ndryshëm nga ata që jetojnë jashtë tyre”, vëren drejtoresha ekzekutive e Institutit Fogo Kruzado (Cruzado), Sesilia (Cecilia) Olliveira.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page