GJYKATA E LARTË E ITALISË: NË KARTAT E IDENTITETIT DO TË KTHEHET TERMI “PRIND” NË VEND TË TERMAVE “BABA” OSE “NËNË” | GJYKATA: TERMAT “NËNË” DHE “BABA” JANË DISKRIMINUES PËR ÇIFTET E SË NJËJTËS GJINI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 1 min read

Romë, Itali | Gjykata e Lartë e Italisë vendosi sot se në kartat italiane të identitetit do të kthehet emërtimi “prind”, në vend të termave “baba” ose “nënë”, për të parandaluar diskriminimin ndaj çifteve të të njëjtit seks.
“Gjykata e Lartë e Kasacionit në Romë ka gjykuar se përdorimi i termave 'baba' dhe 'nënë' është diskriminues ndaj çifteve të të njëjtit seks”, sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”.
Gjykata hodhi ankimin e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë.
Italia kohët e fundit miratoi një ligj që ndalon zëvendësimin e termit “baba” dhe “nënë”, për të cilin, kritikët pretendojnë se i pengon çiftet e të njëjtit seks të bëhen prindër.
Gjithashtu, çifteve të të njëjtit seks u ndalohet të birësojnë fëmijë në Itali, por nuk ka kufizime ligjore për kujdestarinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments