top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E LARTË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË HODHI POSHTË REKURSIN E REDIAN RRAJËS | I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR SULMIN E ARMATOSUR TE MBIKALIMI I SHKOZETIT KU MBETI 1 I VDEKUR + 2 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e z. Redian Rraja i dënuar me heqje të përjetshme lirie për sulmin e armatosur te Mbikalimi i Shkozetit.

 

Te Mbikalimi i Shkozetit mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho (i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose si Rrumi).

 

I vdekur mbeti Andi Maloku - shoferi i ish-prokurorit Ndoja. Në muajin nëntor të vitit 2019 ish-prokurori Ndoja ra pre e një sulmi të armatosur. Në automjet me të gjendej edhe një subjket kriminal, i njohur si i forti i Sukthit, Landi Muharremi nga Sukthi.

 

Automjetit tip “Mercedes Benz” me targë AA 333 ZD (në përdorimin e prokurorit Ndoja) iu bë pritë pranë Mbikalimit të Shkozetit.

 

Ndaj automjetit u shti me armë zjarri me breshëri automatiku nga një tjetër automjet.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page